Ministri Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme po bëhet një tjetër

Ministri Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme po bëhet një tjetër

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë këtë pasdite në terren në fshatin Dhivër të Finiqit, një nga zonat më të goditura nga vatrat e zjarrit që kanë përfshirë jugun e vendit që prej pasdites së djeshme. Në një intervistë për Klan News, ministri Vengu u shpreh se situata mbetet kritike, megjithëse rreziku për zonat e banuara në Dhivër dhe në fshatrat përreth është shmangur përkohësisht. “Në momentin aktual po ju flas nga Finiqi, fshati Dhivër, ku që pasditen e djeshme kishim një vatër shumë komplekse e cila rrezikoi zonat e banuara. Atë që mund të them për momentin është që rreziku për zonat e banuara në fshatin Dhivër dhe në fshatrat përreth duket se është minuar për momentin. Jemi në operacion e sipër, helikopteri po...