20 mijë shqiptarë mbushin stadiumin në Londër për Kombëtaren (VIDEO)

20 mijë shqiptarë mbushin stadiumin në Londër për Kombëtaren (VIDEO)

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i ndeshjes së parë Kualifikuese të Botërorit 2026, mes Anglisë dhe Shqipërisë. Tifozët shqiptarë kanë mbushur stadiumin e Wembleyt, me mbi 20 mijë kuqezinj që priten në mitikun anglez. TCH ka publikuar pamje nga brenda stadiumit dhe atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë në Wembley. Shqiptarët e nisën herët atmosferën e tyre në rrugët e Londrës. Me daulle, këngë e valle, ashtu siç e do tradita, tifozët shqiptarë po e përgatisin këtë takim me festë. Kësaj feste i janë bashkuar gjithashtu dhe vetë anglezët, me disa prej tyre që janë futur në valle,...

Burimi: Argjiroja.net