20 mijë m² më shumë hapësirë publike pas aksionit në kryeqytet, 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit

20 mijë m² më shumë hapësirë publike pas aksionit në kryeqytet, 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit

20 mijë m² hapësirë publike u është rikthyer qytetarëve në kryeqytet, pas aksionit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë Bashkiake. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë bërë 1.428 njoftime për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme. 352 subjekte kanë reaguar pozitivisht dhe kanë realizuar çmontimin vullnetarisht. Janë mbajtur 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit dhe janë liruar 20 mijë m² hapësirë publike që më parë ishin të zëna me struktura apo objekte të paligjshme, njofton Bashkia e Tiranës. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv