Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
20 kompani në industrinë e mbrojtjes interes për të punuar me KAYO
20 kompani të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interes për bashkëpunim me KAYO-n, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak, Made in Albania. Përgjatë dy muajve të fundit, pra qershor dhe korrik, bëhet me dije se janë finalizuar negociatat me tre prej tyre. Kjo i hap rrugën themelimit të tre sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksioner në prodhimin e mjeteve të blinduara dhe të emergjencave civile, uniformave, pajisjeve personale dhe municione. Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. “Vijojmë negociatat për prodhimin e armatimit të lehtë, si dhe asemblimin e sistemeve të artilerisë, predhave dhe dronëve luftarakë”, tha Vengu. Ai...