Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
20 gjëegjëza: Është sa një arrë, por i ngjitet malit pa këmbë?
Gjëegjëza, e kush nuk është sprovuar me to? Ato janë krijime të vogla popullore, zakonisht në vargje që kërkojnë përgjigje për një pyetje të bërë në mënyrë të tërthortë. Quhen edhe kashelashë, ojza, gjëza. Gjëegjëzat kërkojnë të gjendet një send a dukuri të cilën e përshkruajnë në mënyrë të figurshme ose me perifrazë. Ka dhe gjëegjëza që u ngjajnë problemeve aritmetike ose kërkojnë zgjidhje çështjesh të ngatërruara. Sendet, dukuritë e çështjet rreth të cilave krijohet gjëegjëza janë ato me të cilat ka pasur të bëjë populli gjatë jetës së vet: njeriu, shtëpia dhe orenditë shtëpiake karakteristike, mjetet e punës, ushqimet, veshja etj. Në vazhdim ju sjellim disa prej tyre, të krijuara në kohën tonë: 1.Një patë qafëgjatë,duke ikur bën shamatë.(Aeroplani) 2.Kam qytete, por jo shtëpi. Unë...