Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave…
👁5980
Institucionet publike kanë kryer shkelje financiare të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh. Referuar raportit mbi Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik të Ministrisë së Financave, përgjatë vitit 2024 janë evidentuar gjithsej 7,256 gjetje që lidhen me shkelje proceduriale, devijime dhe dobësi në sistemet e administrimit të pronës publike, prokurimeve, pagesave, shpërblimeve, menaxhimit të aseteve, sistemit të tatim-taksave, si dhe në fusha të tjera përkatëse të veprimtarisë së njësive publike. Auditimi i brendshëm, megjithëse nuk ka si funksion parësor zbulimin e të gjitha shkeljeve, luan një rol të rëndësishëm në identifikimin e dobësive sistemike...