2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ajdeni të ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë
Edi Rama Rama: Studentët janë e ardhmja, shohin larg dhe duan të shkojnë më larg e më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje. Këto janë të tjera duar. Këto janë duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart një opozite që me maska të verbërish para kërkojnë ta rikthejnë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë. Kërkojnë ta rikthejnë në humnerën nga ku e nxorrëm dhe ku po e ngjisim, drejt ëndrrës në breza, BE. Kolegji i Europës ndodh sot të jetë simboli. Janë orë të vështira, por orë që do t’i kalojmë të gjithë...
Burimi:
zeri.ai