Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Musk “zemërohet” me Trump, tarifat e presidentit mbi pjesët e makinave ndikojnë dhe kompaninë e miliarderit amerikan
                            Vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të vendosur tarifa 25% për makinat dhe pjesët e importuara, ka shkaktuar reagime të forta në industrinë e automobilave. Elon Musk, CEO i Tesla dhe një këshilltar i presidentit Trump, shprehu shqetësimin për ndikimin e këtyre tarifave në kompaninë e tij. Edhe pse Tesla i ndërton të gjitha automjetet e saj në Shtetet e Bashkuara, kompania mbështetet në pjesët e importuara. Musk tha se tarifat do të ndikojnë ndjeshëm në kostot e prodhimit të Teslës. Në përpjekje për të kundërshtuar efektet e tarifave dhe për të promovuar tregtinë e lirë, Musk ka propozuar krijimin e një zone të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut me tarifa zero. Duke folur me...