Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 3 janë ende aktive
Foto ilustruese TIRANË- Situata me zjarret vijon të jetë alarmante, ku në 24 orët e fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 3 vatra janë ende aktive. Situata më problematike paraqitet në qarqet Vlorë, Berat dhe Fier, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore dhe zona të banuara. Ndërkohë autoritetet janë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë. Njoftimi i Ministrisë: Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive. Vatrat aktive: Qarku Vlorë - Malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët. Në terren për izolimin e plotë...