Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr 8 orë leje
                            Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç mësohet, Lefter Koka ka shkuar të vizitojë të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor. Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh. Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.