Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E konfirmon Kremlini: Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim në ditët në vijim. Lajmi është konfirmuar nga një këshilltar i Kremlinit, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë po intensifikohen. Ndihmësi i Putin, Yury Ushakov tha sot, më 7 gusht, se është e vështirë të përcaktohet se sa do të zgjasin përgatitjet, por si pikë referimi është dakordësuar që takimi të mbahet javën e kaluar. Po ashtu bëri me dije se edhe vendi i takimit është përcaktuar, por nuk ka zbuluar detaje. “Sipas propozimit të palës amerikane, është arritur në parim një marrëveshje për të zhvilluar një takim dypalësh në nivelin më të lartë në ditët në vijim, pra një takim mes presidentit Vladimir Putin dhe...