RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”

RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”

Radiotelevizioni i Kosovës është përzgjedhur në finalen e madhe të njërës prej garave më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e prodhimeve audiovizuale edukative “Japan Prize 2025”. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam i lumtur t’ua kumtoj lajmin se RTK është përzgjedhur në finalen e madhe të Çmimit Japonez ‘Japan Prize 2025’. Projekt-propozimi i përzgjedhur ka të bëjë me futbollin e vajzave dhe rrëfimet e futbollisteve vendore, ëndrrat dhe synimet e tyre drejt kampionateve”, ka shkruar Gërvalla, teksa ka falënderuar ekipin realizues Aleksandra T. Jovanovic, Gjergj Anton Filipaj, Dardan A. Berisha, Ersin Samli dhe Asako Matsushima Kubota për punën e palodhshme. Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar në faqen e “Japan Prize”, edicioni i këtij...