Ditari që përmbys gjithçka mbi Luftën e Shkodrës: Esat Pasha ishte mbrojtësi i vërtetë i Shkodrës!?

Ditari që përmbys gjithçka mbi Luftën e Shkodrës: Esat Pasha ishte mbrojtësi i vërtetë i Shkodrës!?

Nga: Hasan Bello Nënshkrimi i paqes mes Perandorisë Osmane dhe shteteve ballkanike krijoi një situatë të nderë për forcat e mbrojtjes. Hasan Riza Pasha refuzoi të nënshkruante armëpushimin me serbo-malazezët. Këta të fundit, pas tërheqjeve taktike ktheheshin për të goditur më furishëm. Artileria nuk kursente as objektet e kultit, as konsullatat. Për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet po i referohemi një ditari anonim, që ruhet në arkiva dhe që do të botohet së shpejti. Në fund të dhjetorit 1912 autori shkruan se mes komandantit Hasan Riza Pashës dhe zëvendëskomandantit Esat Pashë Toptanit kishte patur dy përplasje, “por i kishin hi ndërmjet asqeria e të mdhajt”. Kjo tregon se mosmarrëveshjet mes tyre lidhur me taktikën e luftës dhe çështje të tjera kishin shpërthyer hapur në sy të ushtarëve dhe...