No Image Available

Luftoi me Çerçizin! Shqipëria u bë zhgënjimi i ditëve të tij të mbrame…

RILINDASI VETERAN, HERO I MOHUAR Nga: Hajredin Isufi Ka qenë një barrakë e vogël në qendër të Tiranës në fillimin e viteve ‘60, ku shiste cigare një i moshuar mbi të 80-tat. Shumëkush nga klientët që shkonte aty nuk e dinte që shitësi i veçantë ishte një nga korifenjtë e çështjes çame dhe asaj shqiptare. Fati e deshi që Musa Demi, lideri kryesor i qëndresës antiosmane, nismëtari për hapjen e shkollave dhe klubeve shqiptare, koordinatori i bashkëpunimit me lëvizjen patriotike në mbarë trevat shqiptare, negociatori me përfaqësitë e vendeve të huaja, austro-hungareze, italiane e franceze për kundërshtimin e pushtimit dhe copëtimin e Shqipërisë, luftëtari i orëve të para kundër represionit e gjenocidit grek e serb dhe legjendari i çështjes çame, t’i kalonte vitet e fundit...