Historiani Martin Segoni: Skënderbeu u quajt mbret i gjithë Maqedonisë dhe krahinës së tij!

Historiani Martin Segoni: Skënderbeu u quajt mbret i gjithë Maqedonisë dhe krahinës së tij!

NGA: ANISA PAPLEKA Për të ndriçuar në përgjithësi, një epokë të caktuar apo një personalitet të veçantë, të shquar në histori, siç është Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, domosdo duhet mbështetur në burime dokumentare që ruhen nëpër arkiva të ndryshme, qofshin ato të botuara, pjesërisht të botuara apo të pabotuara; të cilat janë si një hallkë ndërlidhëse në mes historisë kombëtare shqiptare, me historinë e vendeve të Ballkanit, Lindjes së Afërme dhe Evropës në veçanti. Shumë herë, një gjë e tillë është e pamundur, për shkak të mungesës së burimeve të shkruara; por në raste të caktuara, edhe kur ato ekzistojnë, faktori njeri, me veprimet e tij, të njëanshme, tendencioze dhe të mbrapshta, ka bërë që shumë fakte, ngjarje e data, të shtrembërohen, të keqinterpretohen, deri në skajshmëri ekstreme,...