Para 140 vitesh: Lufta për Ulqinin në 1880

Para 140 vitesh: Lufta për Ulqinin në 1880

Me marrëveshjen e Berlinit ishte paraparë që Mali i Zi të fitojë Plavën dhe Gucinë, gjë që pranoi edhe princi Nikolla sepse “kjo e ofronte qytetin e rëndësishëm, Prizrenin”. Mirëpo, nën komandën e Ali Pashë Gucisë vendasit e këtyre vendbanimeve, të përkrahur nga Lidhja e Prizrenit, u kundërvunë me armë. E njëjta gjë ndodhi edhe në pranverë të vitit 1880 kur u bë marrëveshja, me propozimin e ambasadorit italian në Stamboll, grofit Luigji Korti, që Malit të Zi, si zëvendësim për Plavën dhe Gucinë, t’i dorëzohet Hoti dhe Gruda. Andaj fuqitë e mëdha, me propozimin e konsullit britanik dhe atij austriak në Shkodër, Kirbi Grin dhe Fridrih Lipih, i sugjeruan Portës që Malit të Zi t’i jepet Ulqini me rrethinë deri në deltën e Bunës “aq...