Rezultatet e gërmimeve në varrezën tumulare të Pazhokut – Namik Bodinaku

Rezultatet e gërmimeve në varrezën tumulare të Pazhokut – Namik Bodinaku

Konstruksioni më i zakonshëm e më tipik i varreve në Pazhok, është ai me gropë të thjeshtë, të hapur në dheun e tumës ose në tabanin e saj, ku i varrosuri vendoset direkt në tokë. Gropa në disa raste është e konturuar me gurë, pa ose me mbulesë gurësh që janë vendosur në forme të çrregullt. Në ndonjë rast të veçantë është treguar më tepër kujdes në zgjedhjen dhe vendosjen e gurëve. Dyshemeja e varrit si edhe mbulesa e tij janë të shtruara me gurë të vegjël lumi, me ngjyra. Gurët janë vendosur dendur dhe të japin përshtypjen e një mozaiku. Përveç formes se zakonshme të vendosjes se kufomës direkt në tokë, në ndonjë rast të veçantë ajo futej në arkë prej druri ose vendosej...