Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Publikohet letra e Hasan Prishtinës drejtuar MPJ-së britanike më 1921: Serbët për dy vjet kanë vrarë 22 mijë shqiptarë
Fitim Salihu ka shpërndarë një letër të Hasan Prishtinës, të shkruar më 1921 në kohën kur ai ishte krytar i Komitetit të Kosovës, drejtuar ministrisë së jashtme të Britanisë ku informonte për krimet makabre serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Salihu ka shpërndarë letrën e Prishtinës, në 89 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka shkruar këto rreshta në postimin e tij në rrjete sociale.“Hasan Prishtina, kryetar i Komitetit të Kosovës (KMKK), i dërgoi një telegram Ministrisë së Jashtme Britanike – të cilin e gjeta në Arkivin e Shqipërisë – ku informonte për krimet serbe në Kosovë, Dibër dhe Lumë në periudhën 1918-1920. Prishtina pohoi se në dy vitet e para të pas Luftës së Madhe, serbët kishin vrarë rreth 22 mijë shqiptarë, kishin djegur...