Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Familja fisnike arbëror Bokali familje që la gjurmë brenda oborreve mbretërore
NGA: GJON KEKA Historinë e Arbërisë e kanë zbukuruar më së tepërmi familjet fisnike si ajo e Kastriotëve ,Dukagjinëve ,Spanëve dhe kjo për të cilën po shkruaj pra e Bokalëve si dhe shumë familje fisnike tjera që lanë gjurmë përgjatë epokave e proceseve vendimtare duke qenë kontributor e frytdhënës të atyre epokave historike. Edhe familja fisnike Bokali me prejardhje nga Arbëria e cila pas pushtimit otoman emigroi në Vendik. Një nga fisnikët e kësaj familje i quajtur Konstantin Bokali mbante kurorën e shën Mikaelit nga Françesku i I-rë mbreti i frankëve. Nikollë Bokali pas emigrimit në Venedik shërbeu në ushtrinë e atij vendi për një kohë të gjatë,ai u martua me Katarinën të bijën e Arianit Komnenit të cilën u bekuan me dy fëmijë: Manolin dhe...