Veshjet tipike shqiptare në ushtrinë egjiptiane

Veshjet tipike shqiptare në ushtrinë egjiptiane

Nga Auron Tare Diku nga viti xxx, Artan Lame hapi një ekspozitë në Tiranë me uniformat e ushtrisë shqiptare. Ishte një panoramë 100-vjeçare e lloj lloj xhaketash, rrypash, çizmesh dhe dyfeqesh që shqiptarët e pavarur kishin veshur dhe mbajtur nga 12-ta e tehu. Sipas kohës apo kaheve politike, uniformat kishin ndryshuar nga ato turke në austriake, pastaj italiane e deri tek periudha e Zogut që i dha njëfarë rëndësie uniformës. Për të vazhduar pastaj tek periudha komuniste që e filloi me uniforma parade me doreza të bardha e shpata dhe përfundoi tek uniformat e shpifura të modelit kinez. Në akademine ushtarake ku unë studioja, qarkullonte një thënie e Mareshalit Zhukov kur kishte parë ushtrinë shqiptare të veshur me uniformë sovietike: “Shqiptarëve ju duhet uniforma e...