Turhan Pasha tregon sesi do ta rimëkëmbin Shqipërinë

Turhan Pasha tregon sesi do ta rimëkëmbin Shqipërinë

Nga: Aurenc Bebja, Francë – 2 Shtator 2022 “Stamboul” ka botuar, të shtunën e 21 marsit 1914, në faqen n°2, intervistën ekskluzive të Turhan Pashës dhënë asokohe korrespodentit special të “La Tribuna” në Durrës në lidhje me rimëkëmbjen e Shqipërisë, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Deklaratat e Turhan Pashës Romë, 20 mars. “La Tribuna” publikon një intervistë që korrespondenti i saj special në Shqipëri, ka pasur në Durrës, me Turhan Pashën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ka synimin e vendosur të zbatojë një program për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, duke filluar me zgjidhjen e problemeve kryesore, pra hapjen e porteve dhe ndërtimin e rrugëve, sepse në mungesë të mjeteve të komunikimit, Shqipërisë i mungon...