Andrea Alleshi Durrësaku, arkitekt dhe skulptor Arbër, dhe fiorentinasi Niccolò di Giovanni Comari ishin autorë të njohur në ishujt Tremiti

Andrea Alleshi Durrësaku, arkitekt dhe skulptor Arbër, dhe fiorentinasi Niccolò di Giovanni Comari ishin autorë të njohur në ishujt Tremiti

Jahja Drancolli Andrea Alleshi Durrësaku (da Durazzo), arkitekt dhe skulptor Arbër, dhe fiorentinasi Niccolò di Giovanni Comari ishin autorë të njohur në ishujt Tremiti, në Italinë jugore, ku krijuan motive dekorative të portalit të njohur me skulptura elegante në fasadën e Bazilikës Santa Maria a Mare (1473). Dekorimi, kompozimi i pasur dhe origjinal, të kujtojnë përsosmërinë e veprave të autorëve të famshëm të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes. Andrea Alleshi (Alexi, Alessi, Durrës 1420/25-Split 1504/5), një arkitekt dhe skulptor i madh arbër i periudhës së Humanizmit dhe Renesansës. Është shquar si bashkëpuntor i Juraj Dalmatit në ndërtimin e Katedralës së Shibenikut (1455), Loggi dei Mercanti në Ancona (1452), si dhe shumë monumente të tjera në Dalmaci dhe Itali. Në vitin 1456, Alleshi zotëronte punëtori të...