Më 4 tetor 1846 lindi arkeologu dhe historiani më i madh kroat i studimeve ilirike, Frane Bulić

Më 4 tetor 1846 lindi arkeologu dhe historiani më i madh kroat i studimeve ilirike, Frane Bulić

Si sot më 4 tetor 1846 lindi arkeologu dhe historiani më i madh kroat i studimeve ilirike, Frane Bulić. Lindi në Vranjic, afër Splitit, Kroaci. Studioi teologji në Zarë. Pas përfundimit të studimeve teologjike dhe shugurimit meshtar në vitin 1869, përfundoi studimet për filologji klasike dhe arkeologji në Universitetin e Vjenës. Si arkeolog me eksperiencë iu besua drejtimi i muzeut arkeologjik të Splitit dhe më 1878 iu besua detyra e përgjegjësit për ruajtjen e antikiteteve kulturore dhe historike në të gjithë zonën e Dalmacisë. Ai u zgjodh përfaqësues i qarkut të Splitit në parlamentin dalmat dhe përfaqësues i Dalmacisë në Këshillin Perandorak në Vjenë. Ai u tërhoq nga politika në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, pas diktaturës së shpallur nga Aleksandër Karagjorgjeviq më 1929. Zbulimet...