Aristidh Kola mbi gjurmët shqiptare në Greqi…

Aristidh Kola mbi gjurmët shqiptare në Greqi…

ARVANITASIT Më 11 tetor 2000, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 56-vjeçare ndërroi jetë Aristidh Kola, historiani, publicisti, juristi dhe kryetari i Lidhjes së Arvanitëve. Ai lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas (shqiptarë). Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës e Greqisë së sotme. Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve (shqiptarëve) në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si...