Dëshmi të dënuarish: Amaneti i Sali Vuçiterrnës…

Dëshmi të dënuarish: Amaneti i Sali Vuçiterrnës…

PËRKTHYESIT ANONIMË TË BURGUT Kryeveprat e para të letërsisë botërore janë shqipëruar nga të dënuarit politikë në kushtet e mungesës së lirisë. Për këtë arsye, emrat e përkthyesve kanë mbetur anonimë, përveç një pakice që u grabitën autorësinë njerëz të lidhur me pushtetin e kohës. Përtej këtij fakti pak të njohur, Petrit Velajt, njeriu që ka kaluar komunizmin në burg, kujton se praktika e rekrutimit të të dënuarve për përkthimin e literaturës së huaj, ka nisur qysh në vitin 1945, kryesisht me të burgosurit e parë antikomunistë. Në rrëfimin për “Panorama”, 92-vjeçari që ka kaluar gjysmën e jetës në burg, duke iu rikthyer përjetimeve nga ditët e vështira të vitit 1951, ku bashkë me të dënuar të tjerë, sjellë përdhunshëm nga burgu i Burrelit, përkthyen...