Aspekte shqiptare nga lufta italo-greke

Aspekte shqiptare nga lufta italo-greke

Dilaver Goxhaj Lufta italo – greke, 82 vite më para, e cila filloi më 28 Tetor 1940 dhe përfundoi në prill 1941, nuk ka gjetur  ende një pasqyrim të plotë në historiografi. Lufta italo – greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë atij konfliktit që iu vu zjarri Evropës. Sikundër dihet, ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej. Në të vërtetë, në këtë luftë, Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti, pasi klasa politike u vu në shërbim të okupatorit Italian. Ajo klasë politike kolaboracioniste e vunë vendin tonë me akte zyrtare në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbanin edhe firmën e  kryeministri kuisling, Mustafa Kruja, duke e quajtur një okazion për krijimin e ”Shqipërisë së...