Mahnitja e poetit të madh anglez, Lord Bajronit në tokat shqiptare

Mahnitja e poetit të madh anglez, Lord Bajronit në tokat shqiptare

Një nga figurat kryesore të lëvizjes romantike, Lord Bajroni konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të historisë angleze dhe një nga albanofilët më të mëdhenj, fisniku aventurier që u dashurua me Shqipërinë. Gjatë vitit 1809, ai udhëtoi në Shqipëri ku vizitoi vende të shumta dhe njohu njerëz e fisnikë të shumtë shqiptarë, mes tyre dhe Ali Pashë Tepelenën. Në një letër dërguar nënës së tij më 12 nëntor 1809, Bajroni për shqiptarët shkruan: “…Shqiptarët janë trima, shumë të ndershëm e besnikë, ndoshta janë raca më e bukur në botë nga tiparet, gratë e tyre janë dendur të bukura. Shqiptarët me petkun e tyre (me më të bukurin në botë) japin një nga pamjet më madhështore… I dua shumë shqiptarët. Nuk janë të gjithë myslimanë,...