Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Zenobia “padronia flokëzezë e shkretëtirës siriane”, gruaja që krijoi një perandori të fuqishme
Ngjyra e lëkurës së saj ishte e zeshkët, dhëmbët i kishte të bardhë si margaritarë, sytë të zinj dhe me shkëlqim. Ishte shumë e arsimuar dhe një gjuhëtare eksperte. Për këtë mbretëreshë luftëtare thuhej se kishte një intelekt më të madh se Kleopatra e ndoshta ishte po aq e bukur sa ajo. Duke qenë se guxoi të kundërshtonte fuqinë sunduese të botës në kohën e saj, ajo përmbushi një rol profetik në një dramë biblike. Shumë kohë pasi kishte vdekur, shkrimtarët i thurën lavde dhe piktorët e idealizuan atë. Një poet i shekullit të 19-të e portretizoi si “padronia flokëzezë e shkretërirës siriane”. Kjo grua e vlerësuar kaq shumë ishte Zenobia, mbretëresha e qytetit sirian Palmira. Në ç’mënyrë spikati Zenobia? Cila ishte atmosfera politike që...