Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Fishta: Hamaj, matrapazë, teneqexhinj, kallajxhinj, analfabetë gjithfarësh – në zyrat ma të larta të shtetit
Përgatiti: Fritz Radovani (sipas një dokumenti të vitit 1924) At Gjergj Fishta n’Amerikë Janë tre muej që At Gjergj Fishta O.F.M., Françeskan dhe Deputet në Këshillin Kombtar, gjindet n’Amerikë, e shumë kush nder Shqiptarë të ktûshem, qi endé s’kanë pasë rasë me u pjekë me Tê, janë interresue të dijnë qellimin e t’ardhunit të Tij në Botën e rè – n’Amerikë. At Fishta i trembej coptimit të trojeve shqiptare, simbas interesave të grupeve politike, që lirinë e pamvarsinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyne, dhe jo për të mirën e Shqiptarve. Edhé né të redaksisë së “Diellit” na ká rá me kênë të pvetun mbi ketë çeshtje; prandej, tue u ndollë në këto ditë At Gjergj Fishta këtû në Boston: Mbasi...