Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kryengritja në Mitrovicë dhe vrasja e konsullit rus (1903)
Konsullata ruse në Mitrovicë e hapur më 1902, kishte shkaktuar revoltë të madhe tek shqiptarët të cilët e kishin kundërshtuar atë vendim. Madje, ata kishin penguar hapjen e asaj konsullate. Por, misioni i konsullit rus do të kishte një jetë të shkurtër. Konsulli rus quhej Grigorij Stepanoviç Shqerbin, qëllimi i të cilit ishte infiltrimi sa më i madh i diplomacisë ruse në rajonet shqiptare dhe mbrojtja e interesave serbe. Në vitin 1903, sundimi osman në Kosovë kishte filluar të dobësohet, ndërsa rezistenca shqiptare po forcohej. Në këto rrethana kishte shpërthyer edhe një kryengritje shqiptare kundër forcave osmane, e cila ishte edhe më e fuqishme në Mitrovicë. Konsulli rus, midis turqve dhe shqiptarëve, kishte interes më të madh t’i pengonte shqiptarët në këto aksione. Kështu më...