Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Rrethanat arsimore në prefekturën e Mitrovicës gjatë luftës së dytë botërore dhe roli i Aqif Byltës në hapjen e shkollës shqipe në Pazar të Ri (l)
Fazli Hajrizi: Kumtesë në konferencën shkencore të 21.janarit 2017, ushtuar përvjetorit të 72 të vrasjës se Aqif Blytës e Ahmet Dacit,mbajtur në Prishtinë. Pas rënies së Kosovës nën okupimin serb (1918), u mbyllën të gjitha shkollat shqipe, që ishin hapur gjatë Luftës së Parë Botërore. Gjuha shqipe nuk lejohej që të mësohej nëpër shkolla të veçanta dhe në shkollat e tjera. Rruga e vetme për të përhapur gjuhën shqipe të shkruar në masat e popullit mbetej rruga ilegale me plot rreziqe. Gjuha e shkruar shqipe përhapej në fshehtësinë më të madhe në shtëpitë e patriotëve, në qendrat e fshehta larg syve të autoriteteve serbe. Propaganda serbe, si ajo turke më herët, përpiqej të bindte opinionin se shqiptarët janë pa identitet, pa histori, një popull me...