Dy letra të pabotuara për Isa Boletinin

Dy letra të pabotuara për Isa Boletinin

Siç është e njohur, Isa Boletini ishte organizator, pjesëmarrës, luftëtar dhe strateg i kryengritjeve të armatosura kundër sundimtarëve osmanë në Kosovë në vitet 1902-1903, 1908-1910. Pas shtypjes së Kryengritjes së Kosovës (1910), grupe të mëdha njerëzish nga Kosova, së bashku me disa nga prijësit e Lëvizjes Kombëtare u detyruan të braktisin vendin e vet dhe kërkuan strehim në Mal të Zi. Një ndër ta, madje i pari, që erdhi në Mal të Zi ishte Isa Boletini. Ky strateg popullor, organizator e udhëheqës i Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar qëndroi disa vite në këtë vend, ku vritet pabesisht nga dora e armikut – xhandarët malazezë në Podgoricë më 23 janar 1916, po atë ditë kur ushtria austro-hungareze hyri në Mitrovicë. Vrasja e trimit Isa Boletini...