Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historiani tregon nëse nëna e Skënderbeut ishte me origjinë sllave: Ja si përcaktohej prejardhja
Sot shënohet 555-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një prej debateve më të mëdha lidhur me figurën e tij ishte dhe prejardhja e nënës së Skënderbeut, Vojsavës. Sipas historisë, Vojsava i përkiste fisit Tribalda të principatës së Pollogut, me origjinë sllave. Për historianin Ferit Duka, një çështje e tillë nuk ka rëndësi shumë të madhe, pasi sipas tij, në Mesjetë ishte linja mashkullore që përcaktonte origjinën e Skënderbeut. Në një intervistë për Panorama TV, Duka shtoi se nuk ka shumë informacione nëse fisi Tribalda ishte me origjinë sllave, por kjo nuk ndikon në faktin se Skënderbeu ishte shqiptar. Ada Hazizolli: Ka një debat për përkatësinë etnike të nënës së Skënderbeut ku pretendohet se është me origjinë sllave. Çfarë mund të thoni...