Arkeologjia e së nesërmes: Çfarë do të mbetet nga megaqytetet tona?

Arkeologjia e së nesërmes: Çfarë do të mbetet nga megaqytetet tona?

Nga David Farrier Të gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen e tyre fillestare. Dhe rrënojat ndodhen tashmë atje, nën rrugët plot shkëlqim. Kjo mund të shihet qartë në projektin e filozofit Valter Benxhamin mbi kalimet e nëndheshme të Parisit, që mbeti i papërfunduar kur autori vdiq në vitin 1940. Benxhamin punoi për 13 vjet rresht mbi reflektimin e tij ndaj galerive të mbuluara me hekur dhe xham të Parisit të shekullit XIX (ka zëra se dorëshkrimi përfundimtar u zhduk nga çanta e Benxhaminit kur ai vdiq, gjatë arratisë nga Franca e pushtuar nga nazistët). Duke qenë ndryshe nga një grup shënimesh dhe reflektimesh të skicuara, ato janë lexuar nga shuam njerëz si vepra themelore mbi qytetin modern. Ajo që ka ardhur deri tek ne është vetëm...