Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shqiptarët e Istrës të lënë në harresë e mëshirën e kohës
Hajrullah Hajdari Shqiptarët kanë vuajtur gjithmonë nga braktisja e popullatës/ Emigrimi është një plagë e kahmotshme ndër shqiptarët, është një epidemi mbarëkombëtare që ka prekur pothujse çdo prag shtëpie, çdo vendbanim e çdo rajon. Kjo plagë e pashërueshme, sot e kësaj dite, po merr përmasa shqetësuese me tendecë rritjeje. Fatkeqsisht, karvani i shpërnguljeve vazhdon e vazhdon dhe si pasojë vendet shqiptare po boshatisen, në disa raste edhe tërësisht. Pa dashur të mohoj levizjet e shqiptarëve nga një vend në tjetrin, me qëllim të kërkimit të kushteve më të mira jetësore, emigrimet e para të shqiptarëve kanë qenë, në shumicën e rasteve, të kushtëzuara nga sulmet e zaptuesëve të ndryshëm, që nga koha e Ilirisë e deri tek okupimi sllav i tokave shqiptare. Emigrimet e para masive kanë ndodhur si...