Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shkatërrimi i kulturës iliro-shqiptare në Mal të Zi
Nga: Prof.Dr. Naser FERRI Në manastirin “Gjurgjevi stupovi” në Beranë janë të murosura monumentet antike ilire Mohimi dhe shkatërrimi i kulturës autoktone nga ana e sllavëve nuk ka filluar viteve të fundit. Gjatë antikitetit territori i Malit të Zi të sotëm ishte pjesë e Mbretërisë Ilire e cila ishte mposhtur nga romakët në vitin 168 para erës sonë dhe pas vitit 132 kishte hyrë ne kuadër të provincës romake Dalmatia, e cila kufizohej me Mbretërinë Dardane. Romakët e kishin zënë rob mbretin Gent(Genc) në Meteon (Medun) dhe e kishin dërguar si rob lufte në Itali, por nuk e shkatërruan kulturën vendëse. Madje nga periudha romake janë ruajtur shumë dokumente, posaçërisht monumente epigrafike me tekste qe ofrojnë fakte ikonografike, onomastike, toponomastike, orografike, hidrografike dhe të dhëna...