Beteja e Nikopolisit/ Humbja katastrofale e aleancës krishtere nga otomanët

Beteja e Nikopolisit/ Humbja katastrofale e aleancës krishtere nga otomanët

Daut Dauti Miqësia Në Betejën e Nikopolisit (25 shtator, 1396), qytet në bregun e Danubit që sot gjendet në Bullgari, forcat ushtarake të krishtera që përbëheshin nga francezët, gjermanët, hungarezët, kroatët, venedikasit, portugezët, etj., pësuan humbje katastrofale nga otomanët. Edhe pse kjo betejë ishte organizuar nga papa dhe kishte karakter të një kryqëzate katolike me qëllim të asgjësimit të otomanëve dhe depërtimin në Jerusalem, kësaj ushtrie iu bashkuan edhe ortodoksët: Perandoria Bizantine, Perandoria Bullgare dhe Vllahia (Rumania). Por, nuk ishin të gjithë ortodoksët në anën e kryqtarëve. Serbët, nën udhëheqjen e Stefan Llazareviqit, morën anën e otomanëve dhe, duke treguar aftësi ushtarake ishin vendimtarë në fitoren e betejës që e udhëhoqi sulltan Bajaziti I, i njohur edhe si ‘Rrufeja’. Llazareviqi, duke qenë vazal i otomanëve...