Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
430 vjet nga nisja e gjykimit ndaj dijetarit Giordano Bruno
Më 27 janar 1593, në Vatikan hapet gjyqi kundër dijetarit Giordano Bruno, murg, filozof, matematikan, poet dhe astrolog. Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan. Më të dukshmet prej tyre ishin teoritë e tij për universin e pafund dhe shumësinë e botëve, në të cilat ai hodhi poshtë astronominë tradicionale gjeocentrike (me qendër në Tokë) dhe në mënyrë intuitive shkoi përtej teorisë heliocentrike të Kopernikut (me qendër Diellin), e cila ende ruante një kufi të caktuar me një sferë yjesh të palëvizshëm në univers. Bruno propozoi saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë, dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente. Gjatë periudhës shtatëvjeçare të gjyqit, Bruno fillimisht zhvilloi linjën...