Gjergj Kastrioti nuk ishte kryqtar, por konstruktor i Shtetit Arbëror

Gjergj Kastrioti nuk ishte kryqtar, por konstruktor i Shtetit Arbëror

Azgan Haklaj Gjergj Kastrioti nuk ishte kryqtar, por konstruktor i Shtetit Arbëror, i cili ngadhënjeu 25 -vite mbi Perandorinë Osmane. 2 Marsi i vitit 1444, dita në të cilën princat arbëror u mblodhën në Lezhë për t’i dhanë jetë aleancës politiko-ushtarake dhe epopesë 25 vjeçare të motit të madh siç e quante me të drejtë De Rada është prologu i lavdisë shqiptare.Kjo ditë është gurthemeli i identitetit kombëtar dhe shtetëror.2 Marsi, vetë Besëlidhja e Lezhës, projekti i saj politik dhe efekti që dha kjo ngjarje e madhe historike në shekujt që pasuan është studiuar përciptazi herë për shkak të motiveve politike dhe ideologjike e në raste të tjera ngase historiografia mesjetare e Shqipërisë është studiuar më tepër nga studiues të huaj si Jeriçeku, Jorga, Jokli,...