Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gazeta “HAK” e Shkupit (1920 – 1924) një margaritar i gazetarisë shqiptare
Gazeta “HAK” 1920 – 1924: në gjuhën turke me shkronja arabe dhe në gjuhën serbe me cirilikë Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku Në Evropë, shqiptarët janë i vetmi komb që përjetoi dhe po i vunë mizoritë gjenocidiale e etnocidiale të robërisë serbe, të themi shekullore, gjithmonë me miratime me tolerim ledhatues evropian e ndërkombëtar ndaj apetiteve pushtuese serbe!?! Në të gjitha periudhat e robërisë serbe ka pasur rezistencë shqiptare, të armatosur e politike, por rezistenca shqiptare në periudhën e robërisë serbe në kuadër të Jugosllavisë Versajase ka mbetur e papërsëritur në shumë segmente të saja. Lëvizja e Rezistencës kombëtare Shqiptare për Çlirimin e Tokave Shqiptare, e futur në historiografinë shqiptare me emrin ”Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928”, ka pasur pjesëtarë dhe komandantë të çetave, të cilët qëndrojnë...