No Image Available

Stalingrad: Akti i fundit

Më 2 shkurt 1943 përfundoi beteja më e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore, e zhvilluar midis gjermanëve dhe sovjetikëve. Qindra mijëra ushtarë dhe civilë vdiqën, dhe një qytet u shkatërrua totalisht në atë betejë që zgjati 1 vit e gjysmë, dhe që e ndryshoi rrjedhën e konfliktit. Për Rajhun e Tretë, ishte disfata e parë tragjike. Kur Friedrih Von Paulus pranoi të firmoste aktin e dorëzimit, qëndroi në këmbë thuajse gjatë gjithë kohës, me njërën dorë “të kapur” pas brezit të tij, sikur sipas dëshmitarëve “donte ta shqiste mëlçinë nga trupi”. Mbrëmjen e 31 janar 1943, pra 80 vite më parë, me humbjen e njësive naziste dhe fitoren e trupave të Moskës, përfundoi beteja e Stalingradit. 700.000 gjermanë dhe gjysmë milioni sovjetikë kishin vdekur në atë pjesë të territorit rus. Dorëzimi zyrtar ndodhi më 2 shkurt. Mbi 1 mijë ushtarë të tjerë gjermanë u vranë në javët në vijim gjatë operacioneve të kërkimit. Komandanti i aktit të fundit të luftës në anën e mbrojtësve ishte Konstantin Rokosovski,...