Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
A ishte i pasur Skënderbeu?
Ka qenë gjithnjë kurioze për shqiptarët të dijnë se ç’bënë pasardhësit e Skënderbeut dhe ai ishte i pasur ai. Në fakt ka pasur herë pas here pretendime për fronin e Skënderbeut dhe përpjekje të tilla janë pasqyruar dhe në Konica.al. Por çfarë dihet shkencërisht dhe nga të dhënat e historianëve… Prof. dr. Ferit Duka na vjen në ndihmë edhe për këtë kërshëri. Sipas të dhënave historike që ai ka, i biri i Skënderbeut bëri disa përpjekje për t’u rikthyer dhe për të vazhduar rrugën e të atit. Me përpjekjen e fuqive perëndimore ai u përpoq të restauronte pushtetin e Kastriotëve në tokën e marrë prej osmanëve. Sigurisht, përpjekjet duheshin konsideruar thjesht si tentativa, sepse ishte e pamundur të merrte shkëlqimin e të atit. Fuqia osmane...