Josif Bageri, një legjendë e etnisë shqiptare

Josif Bageri, një legjendë e etnisë shqiptare

“Atënia asht gjith ajy vent ku flasin   gjindja dhe kanë një pal huje … Kjo asht atëni   e të gjithve atynej rronjësvae në kët vent, në të cilin flasin   një gjuhë dhe kan një gjak…në ata, vallet e dasmat” – Josif Bageri Nga: Hamit Boriçi I. Kronikë jetëshkrimore Josif Bageri, një nga veprimtarët e shquar të Rilindjes Kombëtare, poet me talent të rrallë, gazetar dhe publicist, që tërë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare, u lind në vitin 1870 në Nistrovë, fshat në Rekën e Epërme të Dibrës së Madhe dikur, sot Komunë në rrethin e Gostivarit. Fëmijërinë dhe miturinë i kaloi në vendlindje, në pamundësi të merrte mësime shkollore. Bariu i mitur e çonte kohën me dhen, por u rrit me dashuri për Nistrovën dhe shtëpinë...