Shqipëria, i vetmi vend ateist në botë, ku u shkatërruan 2169 objekte kulti

Shqipëria, i vetmi vend ateist në botë, ku u shkatërruan 2169 objekte kulti

Në një urdhër sekret të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1967, jepen shifra dhe detaje për shkatërrimin e objekteve të kultit në Shqipëri dhe luftën e hapur kundër besimeve fetare. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Në këtë urdhër të diktatorit, dërguar si dokument sekret në Komitetin Qendror në gusht të vitit 1967, jepet një raport i hollësishëm me rezultatet e luftës kundër fesë. “Duke marrë parasysh se kohët e fundit në shumë rrethe është intensifikuar lufta kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare dhe me qëllim, që kjo luftë të bëhet sa më drejt, pa gabime dhe më me sukses, u pa e nevojshme të jepen orientimet e...