Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pagëzimorja e Butrintit, një nga më të mëdhatë në Mesdhe
Parku Kombëtar i Butrintit, në një postim në rrjetet sociale, sjell një album fotografik dhe informacion mbi pagëzimoren e Butrintit, një nga monumentet kryesore, më të bukura të këtij parku dhe një nga më të mëdhatë në të gjithë Mesdheun. Koha e ndërtimit të saj mendohet rreth viteve 550-570 pas Krishtit. Mozaiku është kompozuar shumë bukur. Dekori i dyshemesë përbëhet nga shtatë shirita që qarkojnë vaskën e pagëzimit të ndodhur në qendër, bashkë me të cilën bëhen tetë, numri i krishterë që nënkupton shpëtimin dhe përjetësinë. Dy nga shiritat përbëhen nga medaljone të thjeshtë të lidhur me njëri-tjetrin, të tjerët përmbajnë rondele me kafshë katërkëmbëshe, shumë zogj uji dhe peshq, gjithsej 69 e të gjitha simbole të lidhura me pagëzimin. Në kushte ideale, kompleksi i...