Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
PSE NUK E DËGJUAN SHQIPTARËT HAFIZ ALI KORÇËN
Nga: Milazim Krasniqi Traktati “Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit” i Hafiz Ali Korçës është botuar në mars të vitit 1925, por ka rënë në vesh të shurdhër si në kohën kur është botuar, ashtu edhe deri në ditët tona, duke qenë dëshmi e gjallë se shqiptarët e injoruan alarmin e autorit të saj. Arsyet e këtij injorimi kolosal ndaj një alarmi kaq të thekshëm, janë të shumta, po kësaj radhe po i veçojmë dy, e para, ne shqiptarët shpesh herë kemi një shprehi të refuzimit të dijes, veçmas asaj dije që e ka burimin te Shpalljet e Shenjta dhe e dyta, e kemi bërë si zakon që njëherë ta pësojmë e vetëm pastaj të përpiqemi të mësojmë. Këto dy arsye e kanë shkaktuar edhe injorimin...