Gjetje arkeologjike në lokalitetin “Ara te Kisha” në fshatin Marali të Malishevës

Gjetje arkeologjike në lokalitetin “Ara te Kisha” në fshatin Marali të Malishevës

Qazim Namani Fshati Marali, komuna e Malishevës Ekipi i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës: Qazim Namani, Emin Sallahu dhe Alban Kastrati sot me datën 01.03 2023 bëmë një vizitë pune në fshatin Marali. Me ftesë të Azem Vrenezit, sot vizituam lokalitetin arkeologjik “Ara te Kisha”, nga i cili u informuam për gjetjet e rastit gjatë aktiviteteve bujqësore në këtë lokalitet. Sipas dëshmive të Azem Vrenezit, gjatë livrimit në këtë arë janë zbuluar shtatë varreza të mbuluara me pllaka guri. Po ashtu mbi varreza janë zbuluar themelet e një objekti të kultit të hershëm që në fshat është njohur si Kisha e fshatit Marali. Pranë kishës deri vonë ka qenë edhe Kroi i Kishës, i cili me tuba është marrë nga një familje e...