Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës

Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës

Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës, ku Skënderbeu bashkoi pjesën më të madhe të aristokracisë arbërore nën një aleancë ushtarake e diplomatike të udhëhequr nga ai, me qëllim kryesor mbrojtjen e tokave shqiptare nga pushtimi osman. 🔸Kuvendi u mbajt në katedralen e Shën Kollit në qytetin e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë sonë kombëtare. 🔸Thirrjes së Skënderbeut për bashkimin e fisnikërisë shqiptare kundër Perandorisë Osmane i dhanë përgjigje shumë familje fisnike si: 🛡️Dukagjinët🛡️Topiajt🛡️Arianitët🛡️Zahariajt🛡️Muzakajt🛡️Spanët🛡️Balshajt🛡️Dushmanajt 🏰 Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar arbëror.