Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
KËRKIME NGA KOSOVA NË BIHOR: VËLLEZËRIT BAJRAKTARI GJETËN VARRIN E GJYSHIT TË TYRE QË RA DËSHMOR PARA 80 VITEVE
Vëllezërit Gani dhe Mustaf Bajraktari nga Kosova, ditë më parë në zonën e Petnjicës së Bihorit kanë gjetur varrin e gjyshit të tyre, i cili vdiq gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tyre, konfirmimin përmes analizës së ADN-së do ta kërkojnë në periudhën e ardhshme. Siç thonë ata, gjyshi i tyre ishte komandant i ushtrisë shqiptare dhe quhej Zymer Bajraktari dhe sipas tregimit të babait, ky komandant ka vdekur në Bihor në një përballje të përgjakshme në vitin 1943. Pasardhësit e këtij komandanti shqiptar, me shumë pak informacion, u nisën për një kërkim që i çoi në Bihor. Një nga motivet e forta të kërkimit ishte amaneti i babait të tyre me të cilin i detyronte të gjenin varrin e gjyshit dhe ta çonin në...