Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Konflikti shqiptaro-serb në zonën e Dibrës
(shtator-tetor 1913)(Roli i Vjenës, Romës dhe Berlinit) Situata e krijuar në kufirin e shqiptaro-serb, të caktuar nga Konferenca e Londrës, u acarua në shtator 1913, në zonën Veri-lindore. Qarqet qeveritare i gëzoi fitorja, me shpresë se mund të shqyrtohej kufija në favor të Shqipërisë, megjithë atë Qeveria e Përkohshme kishte frikë e nuk dinte si të sillej, sidomos nuk dinte ç’të bënte me armët e fishekët e plaçkitur, me robërit serbë dhe si te vepronte për t’i bërë ballë sulmit të përgjakshëm që mund të bënin serbët kundër shqiptarëve kryengritës e për t’i shpëtuar këta nga barbarizmat e serbëve. Prandaj vendosi tu lutej të gjashtë Fuqive të Mëdha që të hynin ndërmjetës për t’i dhënë fund konfliktit, për të mos u derdhur më gjak dhe...